Ndërlidhjet

Ukrainë: Forcat në gjendje gatishmërie luftarake


Mbishkrimi "Putin ndale luftën" gjatë një proteste para Ambasadës së Rusisë në Kiev të Ukrainës
Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, thotë se i ka urdhëruar forcat e armatosura të Ukrainës që të kenë gjendje të gatishmërisë luftarake.

Kjo shpallje u bë pasi Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë votoi dje për miratimin e shfrytëzimit të forcave të Rusisë në Ukrainë.

Në deklaratën televizive, zoti Turchynov tha se autoritetet po e shtonin sigurinë rreth kapaciteteve atomike, aeroporteve dhe kapaciteteve të tjera “strategjike” në Ukrainë.

Ai tha se nuk ka arsyetim për atë që e cilësoi agresion rus.

Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, tha se çfarëdo intervenimi ushtarak nga Rusia do të shënoj fillimin e “luftës”.
XS
SM
MD
LG