Ndërlidhjet

Rusi: Policia i arrestoi protestuesit kundër ndërhyrjes në Ukrainë


Pamje nga sheshi Manezhnaja në Moskë
Pamje nga sheshi Manezhnaja në Moskë
Policia e Moskës sot i ka arrestuar disa njerëz që protestonin kundër ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve Interfax e ka cituar policinë që ka thënë se 40 vetë ishin arrestuar për “përpjekje për shkelje të rendit publik” në protestën afër Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, në pjesën qendrore të Moskës.

Grupi për të drejtat e njeriut, Ovdinfo, që i gjurmon arrestimet në demonstrata, tha se numri i protestuesve të arrestuar ishte 100.

Protestuesit kundër luftës janë mbledhur edhe në sheshin Manezhnaja afër Kremlinit dhe Sheshit të Kuq, ndërsa policia i kishte rrethuar dhe bllokuar me autobusë të parkuar.

Protestuesit mbanin mbishkrime “Jo luftës”, ndërsa disa e mbanin edhe falamurin e Ukrainës.

Sipas organizatës Ovdifno, nga kjo protestë janë arrestuar 30 vetë.
XS
SM
MD
LG