Ndërlidhjet

Së paku 11 të vrarë nga sulmi në Islamabad


Pakistan
Pakistan
Së paku 11 persona kanë humbur jetën nga sulmi në një gjykatë të qarkut në Islamabad.

Mbi 20 të tjerë raportohet të jenë plagosur, ndërsa zona është rrethuar nga forca të sigurisë.

Burimet zyrtare thonë se një numër i panjohur i personave të armatosur kanë sulmuar kompleksin ku ndodhen gjyqtarë dhe avokatë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Pakistani vazhdon të jetë nën kthetrat e kryengritjes talibane, por sulmet në Islamabad kanë qenë të rralla.
XS
SM
MD
LG