Ndërlidhjet

Rusia dhe Kina flasin për Ukrainën


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka diskutuar krizën në Ukrainë me homologun e tij kinez, Wang Yi.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se pikëmajet e dy zyrtarëve “përkojnë gjerësisht” sa i përket situatës.

Dy vendet, me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kanë thënë se do të mbeten në kontakt në lidhje me çështjen.

Në anën tjetër, Japonia ka shprehur “shqetësim të madh” për ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se një gjë e tillë dëmton paqen dhe stabilitetin e komunitetit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG