Ndërlidhjet

SHBA kërkon vëzhgues të OSBE-së në Ukrainë


Krime, Ukrainë
Krime, Ukrainë
I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se OSBE-ja duhet të dërgojë menjëherë një mision vëzhgues në Ukrainë, pas ndërhyrjes së forcave ruse në Krime.

Ambasadori Daniel Baer i ka bërë këto komente sot në Vjenë.

Ai ka thënë se misioni vëzhgues do të monitoronte dhe parandalonte konfliktin, do të siguronte mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, do të parandalonte konfliktin kufitar, do të promovonte respekt për integritetin terrtorial dhe do të ruante paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, takon sot në Gjenevë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të diskutuar krizën në Ukrainë.

Po sot, ministrat e Jashtëm të BE-së mbajnë bisedime urgjente për Ukrainën.
XS
SM
MD
LG