Ndërlidhjet

Daçiq: Kërkojmë garanci nga NATO-ja dhe KFOR-i


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se paralajmërimi për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.

“Ata këtë e kanë paralajmëruar më herët, por Serbia ka kërkuar garanci nga NATO-ja dhe KFOR-i, që nëse ndonjëherë formohet kjo ushtri, ajo nuk guxon të jetë në veriun e Kosovës pa lejen e KFOR-it”, tha Ivica Daçiq para gazetarëve, dhe ka shfaqur shpresën se këto garantime të NATO-s dhe KFOR-it do të realizohen në praktikë, nëse paraqitet nevoja.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se prej sot vendoset që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës.
XS
SM
MD
LG