Ndërlidhjet

Studimi: Singapori – më i shtrenjti në botë për jetë


Pamje nga Singapori
Pamje nga Singapori
Një hulumtim i ri tregon se Singapori është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar.

Sipas studimit të Economist Intelligence Unit, ky qytet, njëherësh edhe shtet, në vitin 2013 ishte më i shtrenjti për të jetuar, pjesërisht edhe për shkak të monedhës së fuqishme dhe rritjes së çmimeve të automobilave dhe shërbimeve.

Tokio, që vitin e kaluar ishte i pari në listë, sivjet ka rënë në vendin e pestë.

Qyteti i dytë më i shtrenjtë është Parisi, pastaj radhiten Osloja, Cyrihu dhe Sidneji.

Qytetet më pak të shtenjta janë Karaçi në Pakistan, Mumbai dhe Nju Delhi në Indi, Katmandu në Nepal, e të tjerë.
XS
SM
MD
LG