Ndërlidhjet

Presidenti i Tatarstanit viziton Krimenë


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Republikës ruse të Tatarstanit, Rustam Minikhanov, do të vizitojë Krimenë në Ukrainë.

Zëdhënësi i presidentit Andrei Kuzmin, i ka njoftuar gazetarët, se Minikhanov të mërkurën do të viziitojë kryeqytetin e Krimesë, Simerofol.

Zëvendëskryeministri i Krimesë Rustam Temirgaliev, ka thënë të hënën ndërkaq, se Minikhanov mund të jetë ndërmjetësues në bisedimet mes banorëve vendas të Krimesë, tatarëve në Kriemeja dhe kabinetit pro-rus në këtë gadishull.

Myftiu i madh i Tatarstanit ka takuar të dielën tatarët e Krimesë.

Javën e kaluar, dy delegacione nga Tatarstani kanë vizituar kryeqytetin e Krimesë për të biseduar atje me tatarët.

Kjo vizitë e ligjvënsve të Tatarstanit erdhi pas përleshjeve mes mijëra tatarëve të Krimesë me demonstruesit pro-rusë, të cilët po demonstronin për të parandaluar ligjvënësit të mbajnë një seancë të jashtëzakonishme ku po diskutohej për situatën pas përmbysjes së presidentit pro rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Banorët e Tatarstanit dhe tatarët e gadishullit të Krimesë kanë të përbashkët kulturën, religjionin dhe gjuhën.
XS
SM
MD
LG