Ndërlidhjet

Rusi: Legjislacion për konfiskim të pasurisë së SHBA-ve dhe BE-së


Pamje e një pjese të Moskës
Pamje e një pjese të Moskës
Këshilli i Federatës, që është Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë, raportohet se po punon në legjislacionin, me të cilin do të mundësohet konfiskimi i pasurisë, i xhirollogarive bankare dhe gjërat e tjera, që u takojnë kompanive të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, që punojnë në Rusi.

Kryesuesi i Komitetit Kushtetues për Legjislacion në Këshillin e Federatës, Andrei Klishas, tha se legjislacioni, nëse miratohet, u jep mjete presidentit, Vladimir Putin, dhe qeverisë së Rusisë, për “ta mbrojtur sovranitetin e Rusisë ndaj çfarëdo goditjeje”.

Ky zhvillim po ndodhë në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po e shqyrtojnë mundësinë e sanksioneve kundër Rusisë, për okupim faktit të rajonit të Krimesë në Ukrainë, pas përmbysjes së presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovich.
XS
SM
MD
LG