Ndërlidhjet

Donetsk: Demonstruesit hyjnë me forcë në ndërtesën e administratës


Ngritja e flamurit rus në ndërtesën e administratës në Donetsk të Ukrainës
Ngritja e flamurit rus në ndërtesën e administratës në Donetsk të Ukrainës
Demonstruesit pro-rus kanë hyrë me forcë në ndërtesën e administratës në qytetin lindor Donetsk të Ukrainës.

Sipas korrespodentit të Radios Evropa e lirë që është në vendngjarje, demonstruesit sot pasdite, kanë thyer kordonin policor ndërsa kanë hyrë në katin e dytë, në një nga dritaret e të cilit, e kanë vendosur flamurin rus.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë viktimë të mundhshme.

Demonstruesit patën marrë këtë ndërtesë disa ditë më herët por në orët e hershme të ditës së sotme, ata ishin evakuuar pasi që policia u kishte thënë atryre se ka kërcenime për sulm me bombë në atë ndërtesë.

Pas evakuimit të tyre, rreth 100 policë e kanë rrethuar këtë objekt derisa rreth 100 protestues pro-rus ishin mbledhur disa metra larg ndërtesës administrative.
XS
SM
MD
LG