Ndërlidhjet

SHBA-të mbështesin shtetet aleate për përgjigje ndaj Rusisë


Chuck Hagel, Sekretar amerikan i mbrojtjes
Chuck Hagel, Sekretar amerikan i mbrojtjes
Administrata e presidentit Obama ka ndërmarrë të mërkurën hapa që të mbështesë aleatët e saj për përgjigje ndaj pushtimit të Rusisë ndaj gadishullit Krimeja në Ukrainë.

Teksa ka folur para Komisionit për Shërbime të Armatosura në Senat, sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel, tha se Shtetet e Bashkuara kanë marrë hapa për të shtuar trajnimin e përbashkët të aviacionit me forcat polake.

Pentagoni, sipas tij, është po ashtu duke e shtuar pjesëmarrjen në misionin ajror në shtetet baltike.

Në fjalën e tij, Hagel është fokusuar në përpjekjet diplomatike dhe të ndihmës së SHBA-ve, që nga koha kur papritmas Moska ka hyrë në territorin ukrainas.

Gjatë ditës ai ka thënë se do të flas me ministrin e ri të mbrojtjes së Ukrainës por nuk ka përmendur asnjërin nga opsionet eventuale ushtarake.
XS
SM
MD
LG