Ndërlidhjet

NATO pezullon takimet me Rusinë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se aleanca pezullon takimet me zyrtarët rusë dhe se do të rishikojë të gjithë bashkëpunimin e NATO-s me Rusinë.

Njoftimi vjen në mes të tensioneve midis Perëndimit dhe Rusisë për ngjarjet në Ukrainë, sidomos për praninë e forcave të armatosura pro-ruse në Gadishullin e Krimesë.

Rasmussen ka thënë se pezullimi i bashkëpunimit me Rusinë përfshin planet për një mision të përbashkët me Moskën, për të shkatërruar armët kimike të Sirisë.
XS
SM
MD
LG