Ndërlidhjet

BE diskuton sanksionet për Rusinë


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot për vendosjen ose jo të sanksioneve ndaj Moskës, për shkak të dërgimit të trupave në Krime të Ukrainës.

Samiti urgjent në Bruksel ndodh një ditë pas bisedimeve në Paris, të cilat kanë përfshirë ministra të Ukrainës, Rusisë, Britanisë dhe Francës.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se takimi me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka qenë “i ashpër” dhe se të dy ata do të takohen përsëri sot në Romë.

Në Paris, Lavrov ka refuzuar të takojë homologun ukrainas.

Ndërkohë, tensionet midis forcave pro-ruse dhe ushtrisë ukrainase mbeten të larta në Krime.

NATO-ja ka njoftuar se do të rishikojë bashkëpunimin me Rusinë dhe ka thënë se do të thellojë lidhjet me udhëheqjen e re të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG