Ndërlidhjet

Tërheqje e paparë ambasadorësh nga Katari


Doha, Katar
Doha, Katar
Arabia Saudite, Emiratatet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Katari.

Në deklaratën e përbashkët, tre vendet kanë akuzuar Katarin për moszbatim të marrëveshjes së sigurisë, e cila bën thirrje për mosndërhyrje në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit.

Tërheqja e përbashkët e ambasadorëve është përshkruar si një “censurë e paparë diplomatike” në historinë e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Katari ka thënë se i vjen keq për vendimet, por është zotuar se nuk do të tërheqë ambasadorët e tij nga këto vende.

Katari ka dalluar me anëtarët e tjerë të Këshillit në dia çështje.

Për shembull, ai ka shprehur mbështetje për Vëllazërinë Myslimane në Egjipt dhe ka ndjekur marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit Arabik kundërshtojnë Vëllazërinë Myslimane dhe kanë marrëdhënie armiqësore me Iranin e udhëhequr nga shiitët.
XS
SM
MD
LG