Ndërlidhjet

Djali i Qaddafit ekstradohet nga Nigeri në Libi


Saadi Qaddafi
Saadi Qaddafi
Djali i udhëheqësit të ndjerë të Libisë, Muammar Qaddafi, është ekstraduar nga Nigeri dhe ka arritur në Libi.

Autoritetet libiane kanë kërkuar ekstradimin e Saadi Qaddafit, i cili është larguar për në fqinjin jugor pas përmbysjes së babait të tij në kryengritjen e vitit 2011.

Saadi, i cili ka karrierë si biznesmen dhe futbollist profesional, nuk kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime, siç kërkohet djali tjetër i Qaddafit, Saif al-Islam.

Por, Libia do që ta gjykojë atë për shpërdorim të pronës me forcë dhe për frikësim, kur ai ka drejtuar Federatën Libiane të Futbollit.
XS
SM
MD
LG