Ndërlidhjet

Serbia kërkon mbledhje të KS-s për FAK-un


Aleksander Vulin
Aleksander Vulin
Qeveria e Serbisë do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak të paralajmërimeve për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ka thënë ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin.

Duke folur për gazetarët në Beograd, Vulin ka thënë se “formimi i forcave të armatosura është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së, e cila në mënyrë eksplicite thekson se në territorin e Kosovës mund të jenë vetëm forcat e armatosura të KFOR-it”.
XS
SM
MD
LG