Ndërlidhjet

Krime: Rreth 11 mijë trupa vetëmbrojtëse në pikat hyrëse të gadishullit


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i ri pro-rus i Krimesë në Ukrainë, ka bërë me dije se rreth 11 mijë siç ai i quan “trupa vetëmbrojtëse”, janë vendosur për të ndihmuar në kontrollimin e të gjitha pikave të hyrjes në gadishull.

Sergei Aksynov, për të cilin u kërkua arrestim nga qeverisja e re në Ukrainë, u citua ta ketë bërë këtë deklaratë të mërkurën në orët e vona.

Ditë më parë gjatë kësaj jave, Aksynov pati thënë se trupat vetëmbrojtëse, janë të armatosura me mburoja dhe shufra dhe se këto armë i kanë të regjiustruara në mënyrë të rregulltë.

Qeveria ruse ndërkaq, ka mohuar se ka dërguar forca shtesë në Krime pas rrëzimit të qeverisë pro-rusë në Ukrainë.

Autopritetet e reja në Ukrainë ndërkaq kanë ngritur padi ndaj kryeministrit pro-rus të Krimesë, i cili javën e kaluar është emëruar edhe kryetyar i parlamentit të këtij gadishulli.
Autoritetet ukrainase kanë kërkuar arrestimin e tij.
XS
SM
MD
LG