Ndërlidhjet

Arrin në 100 numri i viktimave në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës, ka njoftuar se që nga 30 nëntori i vitit të kaluar kur kanë nisur protestat në Kievë, numri total i të vrarëve ka arriutur në 100 persona.

Sipas një njoftimi që ministria e ka postuar në faqen e saj zyrtare të enjten, thuhet se një person ka vdekur të mërkurën në spitalin e Kievit, pasi që i njëjti ishte i plagosur dhe po shërohej aty.

Me vdekjen e këtij personi, sipas ministrisë, gjithsej, numri i të vdekurve ka arritur në 100 persona.

Por ministria, nuk ka njoftuar se sa nga ky numër janë policë e sa të tjerë demonstrues.

Por, ata kanë njoftuar se pos 100 të vdekurve, janë edhe gjithsej 1 mijë e 75 persona që janë plagosur ndërsa 700 të tjerë janë shtuar në spital.

Protestat në Ukrainë kanë nisur në fund të nëntorit kur presidenti pro-rus i Ukrainës tashmë i shkarkuar Viktor Yanukoviq , ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshjen e Asocijimit me BE-në ndërsa ka pranuar një hua të Rusisë në vlerë prej 15 miliardësh.
XS
SM
MD
LG