Ndërlidhjet

BE-ja vendos sanksionet e para ndaj Rusisë


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompu, ka thënë se BE-ja do të pezulloj bisedimet me Rusinë për sa u përket vizave dhe se do të shqyrtoj ngrirjen e aseteve dhe ndalimin në udhëtime, në qoftë se Rusia nuk fillon negociatat me autoritetet ukrainase.

Duke folur sonte në Bruksel, Van Rompuy, tha se bisedimet mes Moskës dhe Kievit për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, duhet të prodhojnë rezultat brenda një afati të caktuar kohor.

Ai shtoi se udhëheqësit e BE-së, gjatë samitit emergjent që mbajten të enjten, ranë dakord për një seri të sanksioneve ndaj Rusisë dhe atë dule filluar ndërprerjen e bisedimeve për vizat.

Van Rompuy ka shtuar se rusët mund të presin edhe një gamë të gjerë të sanksioneve ekonomike në qoftë se ky shtet edhe më tutje e destabilizon situatën në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG