Ndërlidhjet

Turqinov: Referndumi në Krime, i paligjshëm


Oleksander Turqinov
Oleksander Turqinov
Presideni në detyrë i Ukrainës, tha sot se referendumi i planifikuar nga parlamenti pro-rus në Krime, ku do të votohet për bashkimin ose jo të Krimesë me Rusinë, është i paligjshëm.

Oleksander Turqinov e ka përshkruar këtë referendum si një farsë dhe një krim të organizuar nga ana e ushtrisë ruse.

Gjatë një fjalimi televiziv, Turqinov, tha se parlamenti ukrainas do të filloj në anën tjetër, procedurat për të shkarkuar asamblenë në Krime me qëlim që ta bllokoj referendumin.

Këtë fjalim, presidenti e ka bërë pasi që në orët e paraditës parlamenti i rajonit të Krimesë në Ukrainë ka votuar për t’u bashkuar me Rusinë dhe ka shpallur referendumin për këtë çështje, i cili do të mbahet më 16 mars.
XS
SM
MD
LG