Ndërlidhjet

Opozita ukrainase kërkon ndihmë më të madhe nga Evropa


Julia Timoshenko
Julia Timoshenko
Udhëheqësit e opozitës ukrainase Julia Tomoshenko dhe Vitali Klitschko, kanë bërë thirrje në drejtim të Evropës që kjo e fundit më ndërmarr veprime më të ashpëra pas ndërhyrjes ruse në Krime.

Duke folur disa orë pasi që parlamenti i Krimesë vendosi të mbaj referendum më 16 Mars, Timoshenko paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin do të përfitojë nga qdo dobësi e perëndimit.

Teksa ka folur në Dublin, Timoshenko ka thënë se Ukraina është e dobtë për të qëndruar ndaj Rusisë, andaj, nuk e ka përjashtuar se duhet të ketë përdorim të forcës ushtarake ndaj Rusisë.

Timoshenko e ka drejtuar thirrjen sidomos te Shtetet e Bashkuara dhe Anglia si nënshkruese të memorandumit të Budapestit të vitit 1994, memorandum i cili garanton integritet territorial për Ukrainën.

Vitali Klitchko tha ndërkaq se ukrainasit janë evropianë, që presin mbështetjen e pjesës tjetër të Evropës.

Që të dy, këto komente i kanë bërë teksa kanë qenë të ftuar në një takim të Partisë Popullore Evropiane
XS
SM
MD
LG