Ndërlidhjet

Duma ruse mbështet referendumin në Krime


Krime
Krime
Kryetari i Dhomës së ulët ruse thotë se Duma shtetërore do ti respektoj “zgjedhjet historike” që do të zhvillohen në Krime, ku banorët e këtij gadishulli do të votojnë për bashkkimin me Rusinë.

Sergei Naryshkin, duke folur gjatë një takimi me ligjvënësit e Krimesë, tha se e mbështesin votimin demokratik të popullësisë së Krimesë.

Takimi i mbajtur u drejtua nga kryetari i legjislativit të Krimesëm, Volodimir Konstantinov.

Teksa tubimi po mbahej, qindta njerëz u mblodhën para ndërtesës.

Parlamenti i Krimesë të enjten votoi që me datën 16 mars në Krime të mbahet referendum ku qytetarët do të pyeten për bashkimin e Krimesë me Rusinë.
XS
SM
MD
LG