Ndërlidhjet

Amnistohet ish-ministri rus i mbrojtjes


Ilustrim
Ilustrim
Ish-ministri rus i mbrojtjes Antaloi Serdjukov, që është njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidenti Vladimir Putin është amnistuar bazuar në dispozitat e një ligji që është nxjerrë në dhjetor.

Mbrojtja e Serdjukov, avokati Gernikh Padva ka konfirmuar se janë hedhur poashtë akuzat ku ish-ministri kishte qenë i akuzuar për veprën penale të mashtrimit.

Sipas avokatit, ish-ministri është amnistuar në fillim të këtij viti, por ky fakt nuk është bërë publik deri më tani, në mënyrë që të mos ketë zemërim në shoqëri.

Serdjukov kishte mbajtur detyrën e ministrtrit të mbrojtjes ndërsa ishte shkarkuar nga kjo pozitë në nëntor të vitit 2012 pas nisjes së hetimeve për mashtrim që kishte të bënte me shitjen e pronës së ministrisë.

Ai dyshohej për neglizhencë gjatë përdorimit të fondeve, fonde me të cilat kishte ndërtuar rrugë private në një shtëpi pushimi.
Ish-ministri i mbrojtjes, kishte qëndruar në burg për tre muaj.
XS
SM
MD
LG