Ndërlidhjet

Siguria për garën paraolimpike ishte kërkuar nga Putin


Ilustrim
Ilustrim
Shefi i lojrave palaolimpike të Ukrainës, ka thënë se e ka pyetur presidentin e Rusisë Vladimir Putin, që të sigurohet se do të ketë paqe gjatë lojrave që do të mbahen në Sochi.

Valeri Sushkeviq iu ka thënë mediave në Sochi se e ka bërë një kërkesë që të ketë takim me presidentin Putim.

Ai shtoi se ekipi i tij nuk do të bojkotoj garën që do të zhvillohet në Detin e zi mirëpo do të tërhiqen nëse ka ndonjë inkursion të mëtejm nga ana e forcave ruse në Ukrainë.

Lojërat paraolimpike janë hapur sot në pjesën ku Rusia vazhdon të jetë e pranishme në atë pjesë, Krime të Ukrainës.
Shumë personalitete të huaja janë duke qëndruar larg kësaj ngjarje duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Francën.

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius i tha radios franceze se do të ishte e papërshtatshme në këtë situatë, që përfaqësuesit e Francës të gjinden në atë ngjarje.

Në anën tjetër presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se qdo bojkotim i garës paraolimpike është “kulmi i cinizmit”.,
XS
SM
MD
LG