Ndërlidhjet

OSBE: Monitoruesit nuk u lejuan të hyjnë në Krime


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thotë se vëzhguesit ushtarakë përsëri nuk janë lejuar të hyjnë në Krime dhe janë kthyer në qytetin Kherson në Ukrainë, për të planifikuar se çfarë hapash të ndërmerren.

Më herët agjencitë e lajmeve kishin raportuar se persona të armatosur në një pikë kontrolli i kishin bllokuar dy autobusë me vëzhguesit e OSBE-së dhe nuk i kishin lejuar të hyjnë në Krime.

Ministria e jashtme e Rusisë tha sot se vëzhguesit kanë dështuar të marrin “ftesa zyrtare” nga autoeritetet e Krimesë.

Ekipi prej 47 monitoruesve ushtarakë dhe civilë të OSBE-së edhe dje nuk ishte lejuar të hynte në Krime.
XS
SM
MD
LG