Ndërlidhjet

Në Krime “sulmohet” agjencia AP


Krime
Krime
Në Krime të Ukrainës ka pasur goditje edhe ndaj mediave.

Në incidentin e fundit, agjencia Association Press thotë se persona të armatosur në kryeqytetin e Krimesë kanë arrestuar gazetarë dhe kontraktorë të AP-së të premten.

Sipas AP-së, personat e armatosur kanë konfiskuar shumicën e mjeteve të tyre, pasi i kanë akuzuar për “spiunim”.

AP ka dënuar incidentin dhe ka thënë se do të protestojë tek autoritetet e Krimesë.

Disa kanale ukrainase janë bllokuar në Krime, që prej ndërhyrjes së forcave ruse në këtë rajon, disa ditë më parë.
XS
SM
MD
LG