Ndërlidhjet

Libi: Kërcënime për sulme me bomba ndaj anijes verikoreane


Sistemi i gypave të naftës në Libi
Sistemi i gypave të naftës në Libi
Autoritetet e Libisë janë kërcënuar mbrëmë se do ta sulmojnë me bomba anijen me flamur verikorean, nëse ajo përpiqet ta transportoj naftën nga porti libias që është nën kontrollion e kryengritësve.

Ky është përshkallëzimi madhor i mospajtimeve lidhur me naftën në këtë vend.

Kryengritësit, që e kanë marrë kontrollin ndaj tri porteve kryesore në Libi, prej gushtit të vitit të kaluar, në synimet e tyre për më tepër autonomi, i kanë tërhequr vërejtjen qeverisë në Tripoli që të mos ndërmerr sulm për ta ndalur shitjen e naftës.

Një zyrtar ka thënë se mbrëmë vonë kishte filluar ngarkimi i naftës së papërpunuar në anijen transportuese verikoreane.
XS
SM
MD
LG