Ndërlidhjet

Tensione dhe protesta rivale në Ukrainë


Krime, protestë pro-ruse
Krime, protestë pro-ruse
Ukraina pritet të përballet me më shumë tensione pas protestave pro-qeveritare dhe pro-ruse që janë mbajtur të dielën në gjithë vendin.

Mijëra demonstrues pro-rusë në qytetin lindor Donetsk kanë marshuar drejt selisë së administratës rajonale, kanë hequr flamurin e Ukrainës dhe kanë ngritur atë të Rusisë.

Një tubim rival, në po të njëjtin qytet, është anuluar, nga frika se mund të sulmohej nga aktivistët pro-rusë.

Në Simferopol të Krimesë, ka pasur protesta për dhe kundër bashkimit të gadishullit me Rusinë.
XS
SM
MD
LG