Ndërlidhjet

Izraeli kap armë iraniane, të destinuara për Gazën


Ilustrim
Ilustrim
Ushtria izraelite ka thënë se ka gjetur 40 raketa, me rreze veprimi deri në 160 kilometra, në një anije që dyshohet se transportonte armë nga Irani për në Rripin e Gazës.

Ushtria ka thënë se anija, e cila lundronte nën flamurin e Panamasë, është kapur në Detin e Kuq, midis Eritresë dhe Sudanit, javën e kaluar, dhe është shoqëruar nga anijet izraelite për në portin e Izraelit, Eilat.

Ushtria thotë se armët kanë qenë të destinuara për militantët islamikë në Gaza.

Irani ka mohuar përfshirjen në këtë rast, por kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar Republikën Islamike për “gënjeshtra të paturpshme”.
XS
SM
MD
LG