Ndërlidhjet

Talibanët: Do të shkatërrojmë zgjedhjet afgane


Afganistan
Afganistan
Talibanët janë zotuar se do të kryejnë sulme gjatë zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, më 5 prill.

“U kemi dhënë urdhër të gjithë muxhahedinëve tanë që të përdorin të gjitha fuqitë në dispozicion për të shkatërruar këto zgjedhje të rreme”, thuhet në deklaratën e grupit militant, dërguar agjencive të lajmeve.

Sipas saj, talibanët do të kenë në shënjestër “të gjithë punonjësit, aktivistët, pjesëtarët e sigurisë dhe zyrat”.

Zgjedhjet e mëparshme në Afganistan, më 2009, janë dëmtuar nga dhuna, me së paku 31 civilë dhe 26 ushtarë dhe policë të vrarë.

Në zgjedhjet e 5 prillit pritet të zgjidhet pasardhësi i presidentit aktual, Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG