Ndërlidhjet

Tërmet në Kaliforni, s’ka alarm cunami


Ilustrim
Ilustrim
Një tërmet prej 6.9 shkallësh të Richterit ka goditur brigjet e Kalifornisë veriore, por nuk ka raporte për dëme apo kërcënim cuanmi.

Sipas Qendrës Gjeologjike të SHBA-së, epiqendra e tërmetit është shënuar rreth 77 kilometra në perëndim të qytetit Ferndale dhe në një thellësi prej shtatë kilometrash.

Tërmeti është pasuar me disa dridhje më të vogla.

Qendra për Paralajmërimin e Cunameve ka thënë se “kërcënimi për një cunnami shkatërrues nuk ekziston”.
XS
SM
MD
LG