Ndërlidhjet

Uzbekistan: Dy opozitarë dënohen për trafikim


Ilustrim
Ilustrim
Dy aktivistë opozitarë janë dënuar për shkak se janë gjetur fajtor se kanë kryer veprën penal;e të trafikimit me qenie njerëzore.

Avokatja Uzbek Polina Braunerg i ka thënë radios Evropa e Lirë se Gjykata e Qarkut në Shajhontohur Tashken i ka dënuar 42 vjeçarin Fahridin Tilaev dhe Nuradin Jumainjozov 68 vjeçar me gjithsej tetë vite e tre muaj heqje lirie.

Ata janë gjetur fajtor të enjten e kaluar për shkak se është vërtetuar që ata kanë lehtësuar emigracionin e paligjshëm të punës nga Uzbekistani në Kazakistan.

dy të dënuarit janë antarë të partisë opozitare ERK dhe aktivistë të lëvizjes popullore të Uzbekistanit. dy të dënuarit janë njëherazi edhe themelues të sindikatës së punës të emigrantëve.

Avokatja Braunberg e ka cilësuar vendimin si të gabuar, i cili është dhënë pas akuzave që ajo i ka quajtur të dyshimta.

Dy të dënuarit, sipas avokates, janë torturuar gjatë mbajtjes në paraburgim dhe se njëri nga ta, sipas saj, nuk është në gjendje të dëgjoj mirë.
XS
SM
MD
LG