Ndërlidhjet

Moska reagon për incidentet e fundit në territorin ukrainas


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e jashtme Ruse ka shprehur shqetësiumin në termin “I paligjshëm” që sipas tyre po ndikon tek rusët dhe rus folësit në Ukrainën Lindore.

Deklarata e lëshuar të hënën nga ana e ministrisë, përmend një incident që ka ngjarë të shtunën në Kharkiv, gjatë të cilit, sipas ministrisë, njerëz të maskuar që janë të afërt me grupin ultranacionalist të qeverisë së re në Kiev, kanë hapur zjarr kundër protestuesve paqësor.

Policia në Kharkiv e ka pranuar se ka ngjarë një incident i vogël në atë pjesë.

Ministria e jashtme ruse po ashtu ka shfaqur shqetësimin në lidhje me ndalimin e shtatë gazetarëve rus, nga ana e policisë në Dnepropetrovsk.

Në deklaratë, ministria ka shprehur habinë për heshtjen siq e ka quajtur ajo të turpshme, të parnerëve perëndimor, organizatave për të drejtat e njeriut dhe mediave të huaja në lidhje me këtë incident.

Qeveria e re në Ukrainë dhe liderët perëndimor, po e akuzojnë ndërkaq Moskën për shtrembërim të fakteve, me qëllim të portretizimit të protestuesve që e përmbysen Viktor Janukoviq, si ekstremistë të dhunshëm.
XS
SM
MD
LG