Ndërlidhjet

Irani kritikon Ashton për ndërhyrje në punë të brendshme


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet iraniane e kanë kritikuar Shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, në lidhje me takimet që ajo i ka realizuar në fundjavë me aktivistet që merren me të drejtat e grave, gjatë vizitës së parë të saj në Tehran.

Zëvendës shfi i forcave të armatosura Masoud Jazayerika thënë se takimi mes Ashton dhe aktivisteve gra është ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit.

Ministria e Jashtme e Iranit ka bërë me dije se i ka dërguar një shënim zyrtar ambasadës austriake, për caktimin e këtij takimi që ata e kanë quajtur “të palejuar”.

Catherine Ashton të dielen në Iran ka realizuar takime me disa aktivistë duke përfshirë edhe Nerges Mohamadi i cili ka qëndruar një kohë në burg nën akuzat se ka vepruar kundër sigurisë kombëtare dhe ka propaganduar kundër shtetit.

Ashton e ka vizituar Iranin me qëllim që të diskutoj me Teheranin mbi programin bërthamor dhe atë pasi që Irani dhe gjashtë fuqitë botërore vitin e kaluar kishin arritur një marrëveshje të përkohshme.

Negociatat janë duke vazhduar me qëllim të gjetjes së një marrëveshje përfundimtare.

Në ditën e fundit të qëndrimit në Iran, Ashton të hënën ka vizituar qytetin historik Isfahan.
XS
SM
MD
LG