Ndërlidhjet

Kryeministri i Ukrainës në Këshillin e Sigurimit


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Ukrainës Arseni Jastenjuk do ti drejtohet të enjten Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Jastenjuk iu tha gazetarëve të hënën në Kiev, se Rusia me praninë ushtarake në Krime të Ukrainës, po tentoj të minoj themelet e sigurisë globale.

Por, ai ka shfaqur shpresën se ende ka mundësi që kjo krizë të zgjidhet me mjete paqësore ndërsa ka përseritur se Ukraina do të bëjë qdo gjë që të ruaj integritetin territorial të saj.

Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, nuk e njeh qëverinë aktuale në Ukrainë e cila morri mandatin pas protestave anti qeveritare ku u përmbys presidenti pro-rus, Viktor Janukoviq.
XS
SM
MD
LG