Ndërlidhjet

Ish-oligarku rus aplikon për lejeqëndrim në Zvicër


Mikhail Khorodorovski
Mikhail Khorodorovski
Ish-oligarku rus Mikhail Khorodorovski, ka aplikuar për lejeqëndrim në Zvicer. Avokati i tij, ka bërë me dije se aplikimi i Khorodovskit është bërë kohë më parë.

Khorodovski, dikur njëriu më i pasur i Rusisë, e ka kaluar një dekadë në burg para se të aminstohet në dhjetorin e vitit të kaluar.

Arrestimi i tij në 2003-ten e më pas gjyqi ku ai është gjykar për mashtrim e evazion fiskal, janë cilësuar si një përpjekje e madhe e presidentit rus Vladimir Putin, për të heshtur nja nga kritikat më të mëdha që kanë qenë ndaj tij.

Khodorovski ka jetuar në Zvicer që nga koha kur është amnistuar dhe liruar nga burgu.

Khorodovski aktualisht po qëndron në Ukrainë.

Para personave të mbledhur në sheshin pavarësia në Kiev, ai iu është drejtuar të hënën ndërsa ka folur për situatën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ai ua ka bërë me dije ukrainasve, se shumë rus në Rusi, nuk e mbështesin veprimin aktual të Rusisë ndaj Ukrainës përkatësisht Krimesë.
XS
SM
MD
LG