Ndërlidhjet

SHBA: Obama bisedoi me Nazarbaevin për Ukrainën


Presidenti Barack Obama në zyrën e tij duke folur me telefon
Presidenti Barack Obama në zyrën e tij duke folur me telefon
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka biseduar mbrëmë vonë me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, lidhur me zhvillimet në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se zoti Obama e ka inkurajuar Nzarbaevin për të luajtur rol aktiv në gjetjen e zgjidhjes paqësore për krizën, derisa forcat ruse e kanë okupuar Krimenë e Ukrainës.

Të dy presidentët i kanë paraqitur interesat e përbashkëta për një zgjidhje paqësore të krizës dhe janë pajtuar për rëndësinë e respektimit të parimit të sovranitetit dhe integritetit territorial.

Presidenti Nursultan Nazarbaev, dje, poashtu, ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me krizën në Ukrainë, ndërsa ai sot pritet të udhëtoj për në Moskë për të diskutuar për “çështjet ndërkombëtare” aktuale. Në faqen e presidencës së Kazakistanit në Internet thuhet se Nazarbaev ka shprehur mbështetje për qëndrimin e Putinit lidhur me mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve kombëtare në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG