Ndërlidhjet

Në Krime anulohen të gjitha fluturimet përveç atyre nga Moska


Ilustrim
Ilustrim
Aeroporti kryesor në Krime të Ukrainës, i ka anuluar sot të gjitha fluturimet përveq fluturimeve nga Moska.

Raportet bëjnë me dije se një aeroplan që ishte nisur nga Kieva e Ukrainës për në qytetin Simferopol të gadishullit, por i njëjti është kthyer prapa pasi që nuk ishte lejuar të ateroj.

Po ashtu një fluturim i realizuar nga Stambolli u anulua.

Por të paktën dy aeroplan të ardhur nga Moska, janë lejuar që të aterojnë në Krime.

Raportet bëjnë me dije se persona të armatosur kanë marrë nën kontroll aeroportit dhe atë gjatë natës së mbrëmshme.

Fluturimet nga Kievi për në Simferpol ishin anuluar edhemë 28 shkurt.

Anulimi i fluturimeve vjen vetëm disa ditë para mbajtjes së referendumit në krime.
XS
SM
MD
LG