Ndërlidhjet

Vajzat e Pussy Riot i identifikojnë sulmuesit


Dy anëtaret e Pussy Riot në ditën kur u sulmuan në qytetin Nizhny Novgorod
Dy anëtaret e Pussy Riot në ditën kur u sulmuan në qytetin Nizhny Novgorod
Dy anëtaret e bendit muzikor rus Pussy Riot, thonë se kanë identifikuar njerëzit që i sulmuan ato javën e kaluar në Nizhny Novgorod.

Avokati i bendit Pussy Riot, Yevgeny Gubin ka bërë me dije se janë mbledhur prova në lidhje me sulmuesit dhe se të njëjtat do tu dorëzohen hetuesve për prcedim të mëtejmë të rastit.

Avokati Gubin, bëri me dije se fotografitë e sulmuesve të dyshuar do të publikohen në faqen e internetit.

Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina janë sulmuar më 6 mars në restaurantin McDonalds nga një grup i të rinjëve që mbi vajzat hodhi mjete metalike, ushqim, sharje, etj.

Dy anëtarët e bendit, kishin pësuar lëndime të lehta.
XS
SM
MD
LG