Ndërlidhjet

Ende pa gjurmë për aeroplanin e zhdukur


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Malajzi thonë se po i vazhdojnë kërkimet për gjetjen e gjurmëve të aeroplanit kompanisë Malajzia Airlines dhe atë qindra kilometra në veriperëndim të vendit ku u bënë kërkimet e para.

Shefi i aviacionit civil Azharudin Abdul Rahma,n e ka konfirmuar këtë pistë të kërkimeve por nuk ka bë me dije se mbi qfarë baze është zgjedhur kjo zonë e re për të kërkuar zhurmët e aeroplanit që është zhdukur të shtunën.

Kontakti me aeroplanin që kishte në borg 239 persona është humbur të shtunën teksa aeroplani ishte diku mbi det, ndërmjet Malajzisë dhe Vietnamit.

Nga aeroplani nuk ka pasur as thirrje alarmuese.

Ky aeroplan u zhduk nga radarët gjatë fluturimit prej kryeqytetit Kuala Lumpur për në Pekin.
XS
SM
MD
LG