Ndërlidhjet

Presidenti sirian viziton të zhvendosurit


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti sirian Bashar al-Asad, e ka bërë një paraqitje të rrallë publike gjatë vizitës që ai ua ka bërë të zhvendosurve nga lufta civile 3 vjeçare.

Paraqitja e fundit e Asad ishte në janar të këtij viti kur ai morri pjesë në lutjet në një xhami në Damask.

Televizioni shtetëror raporton se sot, Asad e vizitoi një kamp në qytetin Adra por nuk u dhanë hollësi të mëtejme.

Qyteti Adra është cilësuar si një portë strategjike nga ana e Damaskut, në të cilin ka pasur përleshje të shpeshta mes ushtrisë dhe rebelëve.

Konflkti disa vjeçar ka marrë jetën e më shumë se 140 mijë njerëzve.

Sipas OKB-së, luftimët në këtë vend, ka bërë që rreth 2.3 milion banorë të kërkojnë strehim në Jordan, Liban, Turqi, Egjipt dhe Irak.

Rreth 6.5 milion të tjerë konsiderohet se janë të zhvendosur brenda territorit të Sirisë.
XS
SM
MD
LG