Ndërlidhjet

Turchynov: Rusia refuzon kontaktet për Krimenë


Olexander Turchynov
Olexander Turchynov
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka thënë se Rusia ka refuzuar çdo kontakt për krizën në Krime.

Duke folur për agjencinë AFP, Turchynov ka thënë se Moska kundërshton çdo zgjidhje diplomatike të konfliktit.

Komentet vijnë derisa ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, përgatitet të takojë sot në Uashington presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Dy zyrtarët do të flasin për situatën në Krime dhe ndihmën ekonomike për Ukrainën.
XS
SM
MD
LG