Ndërlidhjet

OKB e alarmuar me ekzekutimet në Iran


Ilustrim
Ilustrim
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut janë shprehur të alarmuar për ekzekutimet në Iran, të cilat së fundmi kanë përfshirë edhe varjen e një vajze të re.

Farzaneh Moradi, e cila është detyruar të martohet në moshën 15 vjeçare, është varur këtë muaj për vrasjen e burrit të saj, pavarësisht se ajo ka mohuar veprën.

Ahmed Shaheed, raportues special i Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, ka thënë se rasti i Moradit thekson sërish nevojën për një moratorium të menjëhershëm të dënimit me vdekje në Republikën Islamike.

Së paku 176 persona janë varur në Iran vetëm këtë vit.
XS
SM
MD
LG