Ndërlidhjet

Merkel paralajmëron sanksione të reja për Rusinë


Merkel dhe Tusk - Varshavë, 12 mars 2014.
Merkel dhe Tusk - Varshavë, 12 mars 2014.
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Ukraina mund të nënshkruajnë pjesën politike të marrëveshjes së asociimit në samitin e BE-së, që do të mbahet javën e ardhshme.

Tusk i ka bërë këto komente gjatë konferencës së përbashkët për media me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Varshavë.

Merkel ka thënë se BE-ja do të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë javën e ardhshme, nëse Moska nuk tregon gatishmëri për t’u angazhuar në një “grup kontakti”, i cili do të kërkonte zgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë.

Samiti i BE-së do të mbahet të enjten e javës se ardhshme.
XS
SM
MD
LG