Ndërlidhjet

SHBA: Frikë nga rigrupimi i Al-Kaidës në Afganistan


Komandanti amerikan i forcave ndërkombëtare në Afganistan, Joseph Dunford.
Komandanti amerikan i forcave ndërkombëtare në Afganistan, Joseph Dunford.
Komandanti amerikan i forcave ndërkombëtare në Afganistan ka paralajmëruar se tërheqja e plotë e trupave në fund të vitit, mund të rezultojë me rigrupim të rrjetit terrorist Al-Kaida.

Gjenerali Joseph Dunford ka thënë se Al-Kaida është aktualisht në “gjendje të mbijetesës” në Afganistan.

Dunford, i cili ka folur para Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura, ka rekomanduar mbetjen e rreth 8,000 deri në 12,000 trupave ndërkombëtare, për të ndihmuar, trajnuar dhe këshilluar forcat afgane.

“Nëse ne largohemi në fund të vitit 2014, forcat afgane të sigurisë do të nisin të dobësohen”, ka thënë ai.

Dunford po ashtu ka thënë se nëse marrëveshja për sigurinë nuk nënshkruhet deri në vjeshtë, do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të menaxhuar tërheqjen e rregullt.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se mund të tërheqin të gjitha trupat nga Afganistani nëse pakti i sigurisë nuk nënshkruhet së shpejti.
XS
SM
MD
LG