Ndërlidhjet

Nju Jork: Gjashtë të vrarë nga eksplodimi i gazit


Pamje e ndërtesës së shkatërruar nga eksplodimi i gazit në një hapësirë në Nju Jork
Pamje e ndërtesës së shkatërruar nga eksplodimi i gazit në një hapësirë në Nju Jork
Zyrtarët e Qytetit të Nju Jorkut thonë se së paku 6 vetë janë vrarë nga eksplodimi i gazit në një ndërtesë në Harlemin Lindor.

Këta zyrtarë kanë thënë sot se ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit ende po punojnë në gërmadhat e ndërtesës, meqë nëntë vetë konsiderohen të zhdukur, pas shpërthimit të djeshëm të fuqishëm të shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Në vendin e shpërthimit është sjellur makineri e rëndë për largimin e gërmadhave nga hapësira.

Banorët në këtë pjesë të Nju Jorkut thanë se prej të martës e kishin ndjerë erën e gazit dhe e kishin alarmuar kompaninë lokale të shërbimeve lidhur me problemin e mundshëm.

Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se incidenti ishte “një tragjedi e llojit më të keq”.
XS
SM
MD
LG