Ndërlidhjet

OECD: Shtyhet procesi i pranimit të Rusisë


Organizata Për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) thotë se e ka shtyrë procesin e anëtarësimit të Rusisë.

Ky hap është kumtuar sot, në periudhën e presioneve nga shtetet perëndimore për ndëshkimin e Rusisë për shkak të intervenimit në gadishullin e Krimesë në Ukrainë.

Në deklaratën e soj, OECD thotë se shtyrja po bëhet “me kërkesë” të shteteve anëtare të organizatës.

Njëherësh, anëtarët e kësaj organizate janë pajtuar për ta forcuar bashkëpunimin me Ukrainën për ndërmarrjen e “ndryshimeve të politikës publike”.

Ukraina nuk është anëtare e organizatës OECD.

Anëtare të kësaj organizate janë 34 vende kryesisht perëndimore, me zhvillim të avancuar ekonomik.

Në vitin 2007 OECD e ka ftuar Rusinë t’i filloj bisedimet për anëtarësim të mundshëm.
XS
SM
MD
LG