Ndërlidhjet

Putin: Rusia nuk e ka inicuar krizën


Vladimir Putin
Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska nuk është fajtore për krizën në Krime.

Gjatë një takimi në Soçi me delegacionet e sportisëtve invalidë, që marrrin pjesë në Olimpiadën Paralimpike, Putin i ka falënderuar udhëheqësit e delegacioneve që e kanë lënë politikën anash.

Olimpiada paralimpike mbahet në Soçi dhe zgjatë deri më 16 mars.

Putini nuk e emëroi Ukrainën, por tha se “dëshiroj të shprehem se Rusia nuk ishte inicuese e rrethanave me të cilat ne po ballafaqohemi”.

Forcat e Rusisë kanë hyrë në Krime, ndërsa të dielën planifikohet mbajtja e referendumit për t’iu bashkuar Rusisë.

Liderët e Ukrainës dhe ata perëndimorë thonë se referendumi është ilegal.
XS
SM
MD
LG