Ndërlidhjet

Pussy Riot: Formohet Qendra për të drejtat e të burgosurve


Nadezhda Tolokonnikova (majtas) dhe Maria Alyokhina
Nadezhda Tolokonnikova (majtas) dhe Maria Alyokhina
Dy pjesëtare themeluese të grupit muzikor rus, Pussy Riot, zyrtarisht e kanë shpallur formimin e një qendre të re për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve.

Anëtaret e këtij grupi, Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina, u thanë sot gazetarëve se qendra do të punoj në Republikën ruse të Mordovisë.

Këto dy anëtare të grupit Pussy Riot ishin dënuar për huliganizëm për shkak të një shfaqjeje të tyre në një Katedrale në Moskë, me ç’rast e kanë kritikuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ato praktikisht e kanë vuajtur në tërësi dënimin prej dy vitesh, megjithëq u liruan në muajin dhejtor të vitit të kaluar sipas një ligji të ri për amnisti.
XS
SM
MD
LG