Ndërlidhjet

3 vite e gjysmë burg për presidentin e Bayern Munich


Uli Hoennes
Një gjykatë në Gjermani e ka dënuar presidentin e ekipit të futbollit Bayern Munich, Uli Hoennes, me gjithsej tri vite e gjysmë burgim, për kryerjen e veprës penale të shmangies së tatimit.

Hoennes është gjetur fajtor për shmangien e më shumë se 27.2 milion euro taksa.

Këtë shmangie ai e ka bërë duke e fshehur pasurinë e tij në llogaritë bankare zviveriane.

Avokatët mbrojtës patën kërkuar masa lehtësuese ndaj klientit, pasi që vitin e kaluar Hoennes e kishte pranuar veprën penale dhe kishte treguar se iu ka ikur taksave.

Por prokurorët në anën tjetër, kanë bërë me dije se i akuzuari e pranoi fajësivë vetëm pasi që hetuesit kishin filluar të hetonin këtë rast.

62 vjeçari Hoennes, i tha të hënën gjykatës se ai nuk kishte arritur që të paguajë 18.5 milion euro taksa derisa zyrtarët tatimorë dëshmuan se ai kishte detyrime ndaj shtetit gjithsej 27.2 milion euro.
XS
SM
MD
LG